“La Gazeta delo Sport” bën një llogari dhe i del që të paktën kur vjen puna tek Derbi i Italisë, trajneri i Interit është në avantazh. Kjo ndoshta nuk do të jetë vendimtare për sfidën e sotme në Serinë A, por gjithsesi tregon diçka. Simone Inzagi “ia ka marrë dorën” Juventusit, pasi e ka mundur
Plot 125 vjet më parë u themelua një klub i madh si Juventusi!
Ditëlindjen duhej t’ia kishim uruar në 1 nëntor, por gjithsesi fjalët e mira pranohen edhe më vonë. Juventusi, klubi më legjendar i Italisë dhe njëri nga më të mëdhenjtë e futbollit europian e botëror, nisi jetën e tij pikërisht në 1 nëntor të vitit 1897. Do të thotë që është klubi i dytë më i
Kualifikohen edhe Milani e Lajpcigu, Juventusi kurrë nuk e kishte mbyllur e 3 pikë!
Akti i fundit në grupe u luajt dhe të gjitha skuadrat e mësuan fatin e tyre. Të kualifikuarat e mbrame për në raundin e dytë të Championsit ishin Milani e Lajpcigu, madje gjermanët disi më herët sesa italianët. Lajpcigu fitoi 4-0 në atë që cilësohej fusha e Shahtarit duke arritur në 12 pikë, por duke
Në Itali ka “hosana” për Napolin, “ngrohtësi” për Interin, por dyshime për Juven!
Maradona do të vazhdonte të ishte krenar. Kështu mund të thuhet për atë që po bën Napoli këtë sezon, dhe jo vetëm në Serinë a, ndërsa hapi i radhës u hodh në Itali. Skuadra e trajnerit Luçiano Spaleti, pasi fitoi 4-0 ndaj Sasuolos në stadiumin që mban pikërisht emrin “Maradona”, arriti në 13 triumfe radhazi,
Juventusi fiton me të rinjtë, por Alegri ka kritika!
Mediat sportive italiane, në të vërtetë, qortimet i bëjnë për trajnerin që nuk ka pasur edhe aq besim tek “pranverat”. Juventusi ia doli në stadiumin e Leçes në kampionat falë golit të Faxholit dhe pranisë së Mirantes, dhe gazetat shkruan se “Juvja ka nisur të vrapojë me të rinjtë”. Gjithsesi, kritikat e tyre është që
Gjoba prej 55 milionë eurosh mund ta “vrasë” Juventusin!
Natyrisht, një klub i tillë mund ta përballojë edhe këtë goditje, por ndëshkimi do të vinte në një nga momentet më të vështirë të historisë tij. Juventusi mund të gjobitet 55 milionë euro për manipulimet e dokumentacionit dhe të kontratave (plusvalencat), dhe kjo ndërsa në Torino kanë disa sezone që dalin rëndshëm me humbje. Janë
Plani i Romelu Lukakut: Të jetë titullar në derbin ndaj Juventusit
Në Ligën e Kampionëve hyri në fushë vetëm nja 10 minuta. Arriti të shënonte gol, dhe shpresa është që të jetë në gjendje për më shumë. Romelu Lukaku është “blerta” e re e Interit dhe trajneri Simone Inzagi dëshiron ta aktivizojë më shumë në sfidën ndaj Sampdorias në Serinë A, për ta pasur plotësisht në
Ç’bëjnë tek Juventusi kur goditen nga të gjitha anët? Kërkojnë unitet!
Dikur ndodhte në Shqipërinë “socialiste”, që ishte e rrethuar nga të gjitha anët, dhe uniteti ishte diçka e shenjtë, njëlloj sikur të kishte lidhje me nderin. Tek Juventusi, ky koncept sot ka shumë më pak lidhje me nderin, dhe më shumë me nevojën për të “kaluar lumin” që ka dalë nga “shtrati” dhe rrezikon përmbytje.
Barça, Juvja dhe Atletiko donin Superligën Europiane, por tani janë jashtë Championsit!
Imagjinoni sikur konkurrimi i propozuar nga 16 klubet e mëdhenj të kontinentit të ishte bërë realitet. Superliga Europiane nuk i kaloi dot pengesat e tifozëve në Angli dhe Gjermani, si dhe kundërshtinë e UEFA-s, duke mos bërë dot me vete Bajernin apo Paris SG, ndërsa me atë që po ndodh në Champions mund ta kuptojmë
Nuk mbarojnë hallet e Ronaldos dhe të Juventusit
Superylli portugez duket se e uli kokën përpara trajnerit të tij, Erik Ten Hag, dhe të paktën fitoi kthimin në ekip në Ligën e Europës, por humbi shumë nga imazhi dhe krenaria. Vështirë të mendohet që një legjendë si Kristiano Ronaldo të arrijë deri në kërkesën e faljes në moshën 37-vjeçare, por ishte e qartë