Imagjinoni sikur konkurrimi i propozuar nga 16 klubet e mëdhenj të kontinentit të ishte bërë realitet. Superliga Europiane nuk i kaloi dot pengesat e tifozëve në Angli dhe Gjermani, si dhe kundërshtinë e UEFA-s, duke mos bërë dot me vete Bajernin apo Paris SG, ndërsa me atë që po ndodh në Champions mund ta kuptojmë se çfarë gabimi do të kishte qenë ai format në Europë. Tre nga klubet që e mbështetën, Barcelona, Juventusi dhe Atletiko e Madridit, janë jashtë Ligës së Kampionëve që në fazën e grupeve! Një ironi e fatit, që tregon se pjesëmarrjen në një konkurrim duhet ta meritosh dhe jo që ta kesh të garantuar!
Sfidanti.al