Superylli i basketbollit botëror për herë të parë në karrierë i ndodh që të nisë një sezon me 0 fitore dhe 4 humbje. Ndoshta i ka ndodhur në kohën e Kolegjit, pra të Universitetit, por jo në NBA. Ky bilanc aspak për t’u pasur zili u arrit kur Lejkërsat u mundën 99-110 nga Denveri që u udhëhoq nga Nikola Jokiç. Në SHBA po pyesin nëse Lejkërsat mund të jenë një ekip që mund të luftojë për titull këtë sezon, madje a do të mundet që të hyjë në zonën e plej ofit! Natyrisht ështe ende shpejt, por duket se nga të gjithë synimet e Xhejmsit, i mundshëm për t’u realizuar është që të thyejë rekordin e Abdul Xhabarit për pikët e shënuara në sezonin e rregullt në NBA. Lebroni shënoi 19 pikë, pasi 9 asistë, por edhe 8 topa të humbur, një mungesë e madhe vëmendjeje apo freskie. Jokiç pati 31 pikë, 13 topa në tabela, 9 asistë e 4 vjedhje topi për Denverin.
Sfidanti.al