E qartë se do të jetë e vështirë që Borusia e Dortmundit ta mbajë përtej majit të ardhshëm. Xhud Belingham tregoi se çfarë cilësie ka ende Bundesliga, edhe me largimin e disa yjeve si Halandi Levandovski. Ylli i kampionatit gjerman shkëlqeu në Champions dhe Mançester Siti kuptoi se përse drejtuesit e klubit e duan me patjetër verën që vjen, ashtu siç e do Reali apo Liverpuli sa për të thënë disa emra. Adoleshenti anglez vrapoi pa fund në baraziimin 0-0 në “Signal Iduna Park”, duke qenë shumë i fortë në sulm, por edhe në mbrojtje, aq sa mbuloi fort edhe Halandin, por edhe Fil Fodenin. Jo më kot mediat angleze shkruajnë se Belinghami është një “Rolls Rojs” dhe mund të shkëlqejë fortë në Kupën e Botës me kombëtaren.
Sfidanti.al