Dortmundi i ofron Belinghamit rinovimin e kontratës

Nuk dihet nëse adoleshenti anglez do të pranojë, pasi i duket vetja më i rritur tani dhe “dashnorët” nuk i mungojnë. Reali i Madridit, Liverpuli, Çelsi e Mançester Junajtidi interesohen për yllin e ri të “tre luanëve”, që pritet të largohet verën e ardhshme nga Dortmundi, ndonëse klubi gjerman po përpiqet t’i ofrojë një rinovim. Kontrata e tanishme e 19-vjeçari vlen deri në 2025 dhe kjo e ndihmon Borusian në bisedimet e verës së ardhshme, por do të ishte në pozita shumë më të forta nëse Belinghami hedh sërish firmën në letër. Rroga e tij për momentin është vetëm 60 000 euro në javë, diçka më shumë se 3 milionë euro në sezon, ndërsa sipas mediave nuk ka klauzolë transferimi.

Sfidanti.al