“La Gazeta delo Sport” bën një llogari dhe i del që të paktën kur vjen puna tek Derbi i Italisë, trajneri i Interit është në avantazh. Kjo ndoshta nuk do të jetë vendimtare për sfidën e sotme në Serinë A, por gjithsesi tregon diçka. Simone Inzagi “ia ka marrë dorën” Juventusit, pasi e ka mundur 7 herë, ndërsa është mundur 5 herë, dhe flasim për kohën kur ishte tek Lacio dhe tani që është zikaltër. Po flasim nga viti 2017 e deri tani, dhe madje edhe vëllai i tij, Filipi (SuperPipo) e ka mundur Juven në stolin e Beneventos. Simone Inzagi është specialist i madh për finalet, duke e mundur Juventusin katër herë, tri herë në Superkupën e Italisë dhe një herë në Kupën e Italisë.
Sfidanti.al