Ishte një nga fitoret më emocionuese, ndonëse ajo që vjen më pas mbahet mend gjithnjë e para. Pep Guardiola pati reagim të shfrenuar kur Erling Halandi shënoi golin për 2-1 ndaj Fulhamit në sfidën e Premier Ligës, që ia lejoi mundësinë Mançester Sitit që të vazhdonte sfidën e kreut me Arsenalin. Një nga sukseset më të vështira, pasi kampionët ishin me 10 lojtarë për mbi 60 minuta, por sërish ia dolën. “Ne patëm dozën e duhur të zemërimit për të fituar, – tha Guardiola, – ne luajtëm shkëlqyeshëm në inferioritet, ritëm i lartë, më shumë raste, më shumë kontroll, personalitet. Ka shumë arsye që ne jemi këtu ku jemi. Shumë fitore e mirë, një nga përvojat e mira më të bukura këtu”.
Sfidanti.al