Akti i fundit në grupe u luajt dhe të gjitha skuadrat e mësuan fatin e tyre. Të kualifikuarat e mbrame për në raundin e dytë të Championsit ishin Milani e Lajpcigu, madje gjermanët disi më herët sesa italianët. Lajpcigu fitoi 4-0 në atë që cilësohej fusha e Shahtarit duke arritur në 12 pikë, por duke mos ia marrë dot vendin e parë Realit që fitoi 5-1 me Sëlltikun.
Milani meritoi gjithçka duke dominuar “finalen” ndaj Salcburgut me shifrat 4-0. Zhiru, Kruniç, Zhiru dhe Mesias ishin autorët e golave, ndërsa Çelsi ishte i sigurt në vendin e parë me 13 pikë ndaj 10 të kuqezinjve. Për Blutë e Londrës, Armando Broja hyri në 65’ në vend të Obamejangut, por nuk shënoi dot gol. Juventusi u turpërua sërish në grupin H, edhe pse u kualifikua për në Ligën e Europës. Italianët u mundën sërish, këtë herë 1-2 në Torino nga Paris SG, ku shkëlqyen Mbape e Mesi, ndërsa kurrë më parë nuk kishin pasur vetë 3 pikë në grupet e Championsit me 1 fitore e 5 humbje.
Grupi E: Çelsi-Dinamo Zagreb 2-1, Milan-Salcburg 4-0; Renditja: Çelsi 13, Milani, 10, Salcburgu 6, Dinamo Zagreb 4.
Grupi F: Real Madrid-Sëlltik 5-1, Shahtar-Lajpcig 0-4; Renditja: Reali 13, Lajpcigu 12, Shahtari 6, Sëlltiku 2.
Grupi G: FC Kopenhagen-Dortmund 1-1, Man. Siti-Sevilja 3-1: Renditja: Siti 14, Dortmund 9, Sevilja 5, FC Kopenhagen 3.
Grupi H: Juventus-Paris SG 1-2, Makabi Haifa-Benfika 1-6; Renditja: Paris SG 14, Benfika 14, Juventus 3, Makabi Haifa 3.
Sfidanti.al