Rejnxhërsi vendos rekordin negativ: Ekipi më i keq në grupet e Championsit!

Në 2011-2012 kishte ndodhur për herë të fundit që një skuadër ta përfundonte këtë fazë pa asnjë pikë, dhe ajo ishte Dinamo e Zagrebit. Tashmë kanë kaluar 10 vjet dhe rekordi i kroatëve u thye pasi Gllazgou Rejnxhërsi jo vetëm që mori 0 pikë në 6 ndeshje në fazën e grupeve në Champions, por edhe pati golaverazhin fare pak më të keq sesa zagrebasit. Skocezët janë në -20 pas disfatës me Ajaksin, ndëra Dinamo kishte arritur në -19! Rejnxhërsi “garoi” me çekët e Viktorias së Plzenit për këtë rekord negativ të Championsit, por rivalët edhe pse u mundën 2-4 nga Barcelona arritën në 0 pikë dhe diferencë golash -19!

Sfidanti.al