Gjoba prej 55 milionë eurosh mund ta “vrasë” Juventusin!

Natyrisht, një klub i tillë mund ta përballojë edhe këtë goditje, por ndëshkimi do të vinte në një nga momentet më të vështirë të historisë tij. Juventusi mund të gjobitet 55 milionë euro për manipulimet e dokumentacionit dhe të kontratave (plusvalencat), dhe kjo ndërsa në Torino kanë disa sezone që dalin rëndshëm me humbje. Janë rreth gjysmë miliardi euro të shkuara dëm në fare pak vjet, dhe ndërsa drejtuesit duhet të përballojnë humbje të mëdha, shtohet edhe kjo “barrë”. Një goditje e tillë mund të ndalojë procesin e ringritjes në këmbë të klubit dhe të ekipit.

Sfidanti.al