Shoku i tij i ekipit, Toni Kros, deklaroi se uruguajani është mes 3 futbollistëve më të mirë të botës për momentin, dhe mediat spanjolle ishin dakord. i tillë Federiko Valverde, një mesfushor sulmues, një lojtar krahu, që po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës dhe që është një garanci për Realin e Madridit. Gjithsesi, protagonisti i sotëm i trajnerit Karlo Ançeloti, paska pasur shumë dyshime në vetvete në të kaluarën, kur sapo mbërriti në “Bernabeu”. “E ndjeja veten time shumë më inferior sesa shokët e tjerë të ekipit, – tha ai në një intervistë televizive, – por, pastaj dalë nga dalë fitova besim dhe u përshtata”.