Uzuni ëndërron ta shënojë në ndeshje golin që bëri në stërvitje

Veprimi i tij tërhoqi vëmendjen e klubit dhe në faqen zyrtare në Instagram u botua videoja e mënyrës sesi shënoi sulmuesi shqiptar, duke vendosur poshtë edhe shpjegimin “Myrto Uzuni i pandalshëm”. Me të vërtetë, mënyra e realizimit të golit ishte e veçantë pasi sulmuesi beraras shmangu disa lojtarë dhe në fund mposhti portierin. Uzuni ka 8 rrjeta në Ligën e Dytë të Spanjës ku vazhdon të jetë shënuesi më i mirë dhe vetë ai, por edhe tifozët e shokët e ekipit shpresojnë që një gol të tillë ta shënojë edhe në kampionat.

Sfidanti.al