“Mbreti Xhejms” u bë lojtari me më shumë ndeshje me të paktën 20 pikë të shënuara në historinë e NBA-së duke lënë pas Karl Malounin. Ai ka 1 135 ndeshje të tilla, ndërsa shënoi 28 pikë në ndeshjen e Lejkërsave në fushën e Minesotës. Pavarësisht kësaj, “Liqenasit” pësuan humbjen e pestë radhazi, këtë herë 102-111, dhe nuk kanë asnjë fitore këtë sezon. Vetë Lebroni nuk është se shkëlqeu plotësisht me paraqitjen e tij sepse bëri mjaft gabime, sidomos në gjuajtjet për tri pikë duke realizuar vetëm 1 ndër 6 të provuara. Edhe realizimin nga loja e pati të ulët rreth 42 për qind, ndonëse shtoi 7 topa në tabela, 5 asistë e 4 vjedhje topi. Lejkërsat nuk përballuan yjet vendase si Rudi Gober (22 pikë, 21 topa në tabela), Entoni Eduards (29 pikë) apo Karl-Entoni Tauns (21 pikë).
Sfidanti.al