Në Tuiter bëjnë shaka: “Treshja e Mesit” është shumë e nënvleftësuar

Dihet se mesfusha e Realit të Madridit këta vjet ka qenë shumë e fortë dhe yjet e saj kanë qenë Luka Modriç, Toni Kros e Kasemiro, ndërsa ky i fundit kaloi tek Mançester Junajtidi. Kjo treshe madrilene shërbeu 309 asistë së bashku gjatë kohës që ishin me të njëjtën fanelë, atë të Realit, dhe padyshim që kjo është një shifër e rëndësishme. Gjithsesi, në Tuiter kanë nisur të bëjnë shaka sepse e krahasojnë këtë kontribut me atë të Lionel Mesit që, i vetëm ka 317 asiste për ekipet e klubeve (pa llogaritur kombëtaren). Pra, Mesi i vetëm ka më shumë sesa Modriç-Kros-Kasemiro, ndaj në Tuiter shkruajnë se “treshja e Mesit është shumë e nënvleftësuar”.

Sfidanti.al