Verën e kaluar e pati këtë pengesë pasi disa futbollistë të Madridit ishin ekstrakomunitarë (jashtëkomunitarë). Fjala ishte për Rodrigon, Vinisiusin dhe Militao që nuk kishin pasaportat e Bashkimit Europian, dhe kjo e pengoi Realin që të merrte ata që dëshironte si Gabriel Zhezusin nga Man. Siti, Reinier nga Brazili apo japonezin Take Kubo. Tashmë, ky problem është zgjidhur dhe klubi madrilen ia ka dhënë pasaportat e BE-së treshes braziliane Rodrigo-Vinisius-Militao. Për momentin, Reali nuk ka jashtëkomunitarë pasi Reinier është huazuar tek Girona dhe Kubo është tek Sociedadi, ndërsa mund t’i thërrasë këta futbollistë nëse do të dëshirojë.
Sfidanti.al