Kështu bën shaka e përditshmja angleze, “Deili Meil” (Daily Mail), ndërsa komenton ndeshjen e hershme të drekës sot në Premier Ligën angleze. Erling Halandi, sulmuesi kryesor i Mançester Sitit, u la jashtë skuadre nga trajneri Pep Guardiola për ndeshjen e sotme ndaj Leisterit, për shkak të një goditjeje të marrë dhe nuk deshi të rrezikonte. Sipas tabloidit, ylli norvegjez nuk u ndje mirë në ndeshjen e Championsit ndaj Dortmundit duke u zëvendësuar në pushim, dhe do të vazhdojë të bëjë pushim. Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje të kampionatit ndaj edhe mungesa e tij ishte plus për Leisterin, ndaj edhe “Deili Meili” bënte shaka duke shkruar se trajneri Brendan Roxhers e festoi këtë lajm duke u hedhur përpjetë nga gëzimi, sikur të kishte shënuar një gol.
Sfidanti.al