Ditëlindjen duhej t’ia kishim uruar në 1 nëntor, por gjithsesi fjalët e mira pranohen edhe më vonë. Juventusi, klubi më legjendar i Italisë dhe njëri nga më të mëdhenjtë e futbollit europian e botëror, nisi jetën e tij pikërisht në 1 nëntor të vitit 1897. Do të thotë që është klubi i dytë më i vjetër i themeluar në Itali dhe që vazhdon aktivitetin edhe sot, pas Xhenoas që u krijua në 1893.
Juventusi është ekipi më i suksesshëm në kampionatin italian të Serisë A me 36 tituj zyrtarë (dy iu hoqën nga “Kalçopoli” në 2006), me 14 Kupa të Italisë dhe 9 Superkupa. Ekipi ka 2 Champions, 3 Kupa UEFA, 2 Superkupa të EUropës dhe 2 Kupa Interkontinentale. Lojtarët juventinë kanë fituar 8 Topa të Artë, në një histori të madhe 125-vjeçare.
Sfidanti.al