A do të mundet PSG të rinovojë me Mesin përpara Botërorit?!

Ky duket se është plani dhe po ashtu dëshira e presidentit Naser Al Helaifi, ndërsa superylli argjentinas është kthyer në formën e tij të jashtëzakonshme. Lionel Mesit i përfundon kontrata qershorin e ardhshëm me Paris SG, dhe Al Helaifi shpreson që 35-vjeçari të rinovojë. Me 30 kontribute për gol këtë sezon gjithsej, ai ka 25 vetëm për PSG-në (po aq sa Halandi për Sitin), dhe pritet që parizienët të kërkojnë të nisin bisedimet që tani. Kupa e Botës nis këtë muaj dhe PSG ka në plan që të realizojë rinovimin përpara sesa Mesi të bashkohet me kombëtaren në Katar.

Sfidanti.al