Ç’bëjnë tek Juventusi kur goditen nga të gjitha anët? Kërkojnë unitet!

Dikur ndodhte në Shqipërinë “socialiste”, që ishte e rrethuar nga të gjitha anët, dhe uniteti ishte diçka e shenjtë, njëlloj sikur të kishte lidhje me nderin. Tek Juventusi, ky koncept sot ka shumë më pak lidhje me nderin, dhe më shumë me nevojën për të “kaluar lumin” që ka dalë nga “shtrati” dhe rrezikon përmbytje. Në një anë kemi eliminimin nga Championsi dhe sezonin e vështirë në Serinë A, nga ana tjetër kemi hetimin për mashtrime në raportet financiare dhe në kontrata. Emri i Kristiano Ronaldos ka dalë për një mashtrim me vlerë 20 milionë euro, por edhe i lojtarëve të tjerë. Në këtë situatë, presidenti Andrea Anjeli nuk ka menduar gjë më të mirë sesa të thërrasë një mbledhje të zgjeruar me drejtuesit, trajnerët dhe skuadrën, për të bërë thirrje për unitet.

Sfidanti.al