Mediat sportive italiane, në të vërtetë, qortimet i bëjnë për trajnerin që nuk ka pasur edhe aq besim tek “pranverat”. Juventusi ia doli në stadiumin e Leçes në kampionat falë golit të Faxholit dhe pranisë së Mirantes, dhe gazetat shkruan se “Juvja ka nisur të vrapojë me të rinjtë”. Gjithsesi, kritikat e tyre është që Alegri i ka aktivizuar këta të rinj vetëm për pak minuta (bashkë me Sulenë – Soule), ndërsa ka qenë vetë tekniku që parashikoi 4 vjet më parë se Faxholi do të ishte i rëndësishëm për bardhezinjtë. Alegri, ndërkaq, thotë se të rinjtë ende duhet të mësojnë. “Roli i Faxholit është që të luajë përpara mbrojtjes, – tha ai, – por, herë pas here, ai bën ndonjë shëtitje. Ai ka cilësi të mëdha”.
Sfidanti.al