Dëmtimet tek Barcelona dhe këpucët e munguara të Pikesë!

Ishte një moment për të qeshur e për të qarë. Skuadra katalanase pati nevojë për zëvendësim dhe trajneri Ksavi Hernandez vendosi të hidhte në fushë njërin nga kapitenët, Gerard Pikenë. Gjithsesi, siç thumbuan mediat e Madridit qendërmbrojtësi veteran nuk ishte fare i përgatitur për të luajtur dhe i mungonin këpucët, aq sa u desh që ta ndihmonte … Busketski. Gjithsesi, kjo është gjë e vogël sepse problemi kryesor te Barça janë dëmtimet. Zhyl Kunde dhe Erik Garsia kërkuan zëvendësime sepse ndjenë shqetësime fizike dhe bëhet fjalë për dy mbrojtësit titullarë. Kunde nuk duket se ka shqetësime të mëdha, por nuk dihet gjendja e Erik Garsias. Barcelona ka jashtë për lëndime edhe Kristensenin, Arauhon dhe Sergi Roberton.

Sfidanti.al