Mesi “vjedh” shfaqjen dhe mbetet numri 1 në Europë!

Për gola+asistë sërish nuk ka njeri që të krahasohet me të. Lionel Mesi jo vetëm që e “vodhi” shfaqjen në fundjavën e futbollit europian, por edhe u shkëput nga Erling Halandi në renditjen e lojtarëve që kanë më shumë kontribute për golat. Superylli argjentinas shënoi nga 30 metra në ndeshjen Paris SG-Trojes (4-3) duke barazuar rezultatin, e pastaj menjëherë shërbeu një asist të shkëlqyer për Nejmarin për ta ngjitur rezultatin në 3-2. Mesi ka 29 asiste dhe gola këtë sezon, duke përfshirë edhe ndeshjet me kombëtaren e Argjentinës, ndërsa Halandi ka 26, po aq sa Nejmari. Levandovski dhe Mbape janë në kuotën 22 gola+asiste.

Sfidanti.al