Në Ligën e Kampionëve hyri në fushë vetëm nja 10 minuta. Arriti të shënonte gol, dhe shpresa është që të jetë në gjendje për më shumë. Romelu Lukaku është “blerta” e re e Interit dhe trajneri Simone Inzagi dëshiron ta aktivizojë më shumë në sfidën ndaj Sampdorias në Serinë A, për ta pasur plotësisht në dispozicion kundër Juventusit. Plani është që Lukaku duhet të luajë 30 minuta apo pak më shumë ndaj ligurëve, dhe Inzagin e ndihmon fakti që zikaltërit do të kenë edhe sfidën në Champions në Mynih ndaj Bajernit përpara sesa të vijë Derbi i Italisë.
Sfidanti.al