Më herët “viktima” ishte Rusia për shkak të agresionit ushtarak të Putinit në Ukrainë, më pas u diskutua për përplasjen në Amerikën e Jugut mes Ekuadorit e Kilit, dhe ditët e kaluara u kërkuar që të merreshin masa ndaj Iranit për shkak të shtypjes së përgjakshme të protestave në vend. Tashmë, është radha e Tunizisë që rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës në Katar, kur duhet më pak se një muaj deri në ndeshjen e parë të saj, ndaj Danimarkës. FIFA kërcënon qeverinë e vendit afrikan që të mos ndërhyrjë në çështjet e Federatës Tuniziane të Futbollit. Kjo, pasi ministri i rinisë dhe sporteve, Deguiçe (Deguiche), deklaroi disa herë se “byroja federale e futbollit duhet shkrirë”.
Sfidanti.al