U arrit fitorja e dytë radhazi në Serinë A, dhe sikur u harruan disfatat me Çelsin dhe Atalantën. Juventusi është ngritur tashmë në këmbë, ndonëse ende nuk e ka nisur vrapimin për të arritur katër skuadrat që janë përpara në renditje. Xhenoa e trajnerit Andrij Shevçenko u mund 2-0 në “Alianc”, dhe me shumë rëndësi

