Dibala nuk luan, Vlahoviç ndoshta në stol, si ia del Juventusi ndaj Specias?!

Në të vërtetë është një ndeshje më e lehtë sesa shumë të tjera, e për më tepër luhet në Torino. Juventusi mund ta konsiderojë sfidën ndaj Specias si të kalueshme, dhe trajneri Alegri mund të mendojë për rotacion. Mungesat janë ende të shumta, por duket se tekniku bardhezi ka skuadër të madhe dhe mund ta përballojë. Kieza, Kielini, Bonuçi, Aleks Sandro, Mekkeni, Zakaria, De Shilio e Dibala mungojnë. Kapiteni ndjeu dhimbje dhe Alegri nuk do të rrezikojë, ndërsa Dushan Vlahoviç mund të jetë në stol sepse është lodhur këto kohë. Trajneri do të vendosë në minutën e fundit. Bernardeski kthehet në stol, ndërsa Rugani në formacion.

Formacioni i mundshëm: Shezni, Danilo, De Ligt, Rugani, Pelegrini, Lokateli, Artur, Rabio, Kuadrado, Morata, Kean.

Sfidanti.al