Natyrisht, nuk ishte një sukses i lehtë, përkundrazi, ishte një fitore tipike e Alegrit, nga ato për të cilat tallet Lapo Elkan dhe ankohen mediat e një pjesë e tifozëve. Fiorentina dominoi në stadiumin “Alianc” të Torinos me 68 për qind mbajtje të topit, duke bërë që Juventusi të dukej si ekipi i vogël. Toskanët lëshuan 19 gjuajtje drejt portës ndaj vetëm 11 të bardhezinjve dhe 6 i patën në portë, po aq sa vendasit. Kornet ishin 7-3 për “vjollcët”. Nuk mund të thuhet se Juvja pati në fushë një ekip të dobët, edhe pse pati ndryshime. Gjithsesi, fitorja 1-0 në Firence i dha më shumë mundësi të besuarve të trajnerit Masimiliano Alegri. Federiko Bernardeski shënoi në 32’ dhe Danilo goditi fare në fund, në minutën e 4-ët shtesë për rezultatin 2-0. Në 11 maj do të jetë finalja ndaj Interit në “Olimpiko” të Romës dhe për “Zonjën e Vjetër” nuk do të luajë De Shilio, i pezulluar.
Juventusi (4-4-2): Perin, De Shilio (Kuadrado 80’), Bonuçi, De Ligt, Sandro, Bernardeski (Kielini 82’), Zakaria, Danilo, Rabio, Vlahoviç (Kean 83’), Morata (Dibala 66’).
Sfidanti.al