Salah bën 30, i vetmi në historinë e Premierit me 5 gola ndaj Junajtidit në një sezon!

Në librin e kujtimeve për të gjitha kohët po e siguron vendin e tij të merituar. Mohamed Salah është vërtet një lojtar modern, një i tillë që do të ishte fatkeqësi të humbej nga Liverpuli, dhe që ka arritur në 30 gola këtë sezon (plus 12 asistë), ndonëse siç thotë edhe vetë, “unë nuk jam sulmues, jam lojtar krahu”. Po ashtu, ylli egjiptian u bë i pari në historinë e Premier Ligës që arrin të shënojë 5 gola ndaj Mançester Junajtidit në një sezon të vetëm. Ai pati 3 rrjeta në sfidën në “Old Traford” dhe dy të tjerë në “Anfild”. Liverpuli arriti fitoret 5-0 e 4-0, një rezultat i përgjithshëm 9-0 që nuk është parë kurrë në duelet sezonale mes këtyre dy ekipeve.

Sfidanti.al