NBA: Ingram u bë si Bukeri, Nju Orlinsi fitoi në Feniks

Duhej të kishte qenë një tjetër mbrëmje e yllit të shtëpisë, i cili po i realizonte parashikimet, por pastaj ndodhi diçka që ndryshoi ndeshjen. Feniksi pësoi një humbje të papritur në fushën e vet ndaj Nju Orlinsi (114-125) në një barazim rezultati që mund të sjellë të papritura rrugës së plej ofit. Devin Buker u dëmtua dhe doli nga loja në minutën e 25-të, ndërsa kishte shënuar plot 31 pikë madje pas asnjë gjuajtje të lirë. Ky moment fatkeqësie i udhëheqësit të vendasve u shfrytëzua nga “Pelikanët” që arritën fitoren e parë në plej of që nga viti 2018! Më i miri i tyre ishte Brandon Ingram, që u bë më i miri i ndeshjes, me 41 pikë, 11 topa në tabela e 9 asistë, plus nga një vjedhje topi e bllokim gjuajtjeje. Ndeshja e tretë luhet në Nju Orlins, dhe nuk dihet mirë nëse Bukeri do të kthehet, ndërsa nuk duhet harruar se edhe “Pelikanët” e kanë të dëmtuar yllin e tyre kryesor, Uilliamson.

Sfidanti.al