Pas Napoli-Inter, Seria A pati një tjetër “pjatë” të nivelit më të lartë këtë javë, dhe ishte dueli në stadiumin “Gevis” (Geëis) të Bergamos. Atalanta e Juventusi luajtën një ndeshje spektakolare, që përfundoi 1-1 dhe ku mori pjesë edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti, që rrezikoi të shkaktonte një autogol. Rastet për gol ishin të shumtë nga Vlahoviç (2-3 herë), Dibala, Danilo apo Rabio për miqtë, si dhe Kopmeiner, Muriel, Boga (dy herë), Malinovski apo Hateber për vendasit. Malinovski shënoi një gol të shkëlqyer nga largësia në 76’, dhe Danilo barazoi me kokë në 92’. Ky barazim bën që të dyja skuadrat të mbeten pranë njëra-tjetrës, por të mos i afrohen kreut. Juventusi është në vend të katërt me 46 pikë, Atalanta ka 44, por edhe një ndeshje më shumë për të luajtur. “Zonja e Vjetër” bëri më shumë për të fituar, të paktën për zotërimin e topit dhe për gjuajtjet drejt portës, edhe pse rastet nuk kishin ndonjë diferencë të rëndësishme.
Sfidanti.al