Sipas mediave në Itali, qetësia e trajnerit po ndihmon ekipin që të shprehet maksimalisht mirë, duke shfrytëzuar gjithë potencialin që ka. Është një Milan që po “fluturon” ky i këtyre javëve në Serinë A, dhe jo më kot doli në vend të parë të renditjes duke lënë pas Interin “hijerëndë” dhe Napolin. Fitorja ndaj Sampdorias në “San Siro” ishte e vogël, vetëm 1-0, por ndoqi sukseset e mëdha siç ishte ai në derbi (2-1) apo barazimi në fushën e Juventusit. Gjithsesi, trajneri Stefano Pioli, nuk dëshiron të përmendë ende fjalën “titull”.
“Objektivi ynë, – tha ai, – është që të mbledhim më shumë pikë sesa vjet. Për momentin, jemi +2 në krahasim me sezonin e kaluar. Kjo ishte një javë e përsosur për ne, patëm ndeshje të vështira për ia dolëm në të treja, ndërsa tani duhet të mbledhim energjitë dhe të ndjekim ndeshjet njërën pas tjetrës. Ky është mentaliteti ynë. Jam i lumtur me Leaon, por nuk duhet të kënaqet me kaq”. Milani ka 55 pikë ndaj 54 të Interit, veçse zikaltërit kanë një ndeshje më shumë për të luajtur.
Sfidanti.al