Nëse do të vijë, gjithmonë, por kështu ka ardhur puna. Dy ndjekësit më të afërt të kryesuesve (bashkë me Laçin) ia bënë “yzmetin” ndeshjeve të kësaj të diele në Superligë duke arritur fitoret. Ashtu siç ishin të ndryshëm kundërshtarët, ashtu ishin edhe sukseset, me shkodranët që vuajnën më shumë, dhe me kuksianët që e patën “autostradë”.
Në “Loro Boriçi” u shënuan 3 gola në 16 minuta, që të kujtuan shpërthimin e 17 Nëntorit të dikurshëm të viteve 80-të në një ndeshje ndaj Labinotit të Elbasanit fituar 4-2. Po kaq fituan edhe kuqeblutë e trajnerit Tomas Brdariç. Latifi, Dianje e sërish Latifi shënuan shpejt, por durrsakët u afruan në pjesën e parë me rrjetat e Hebajt e Lorenco Vilës. Në fund, trajneri i tyre, Arapi, u ndëshkua me të verdhë për protesta kur u ndërpre një aksion që mund të kishte sjellë barazimin 3-3. Pas pushimit, Vllaznia goditi shtyllën me Latifin e pastaj rrjetën me Dianjenë, duke marrë tri pikët.
Kukësi nuk e pati problem ndaj Kastriotit me shifrat 4-0, ku golat u shënuan nga Gligorov, Taipi, Basha dhe Bahtiri. Ashtu siç tha trajneri Longo, veriorët alternojnë paraqitje shumë të mira, dhe aspak bindëse, siç ndodhi në humbjen 0-4 ndaj Tiranës, por padyshim që për këtë duhet t’i kërkojë llogari vetes, ndërsa punë prish edhe mungesa e Shkurtajt. Java 20: Kukësi-Kastrioti 4-0, Vllaznia-Teuta 4-0; Sot, 16:45: Dinamo-Laçi e Skënderbeu-Partizani; Në 19:45: Tirana-Egnatia.
Sfidanti.al