Lebroni kalon një rekord të legjendarit Karim Abdul Xhabar!

Kur vjen puna te pikët, ylli i sotëm i Lejkërsave ka shok vetëm veten. Lebron Xhejms kaloi një nga rekordet e Karim Abdul Xhabarit duke qenë tani basketbollisti me më shumë pikë në total në historinë e NBA-së, pra duke përfshirë sezonin e rregullt dhe plej ofin. Lebroni ka 44 157 pikë, ndërsa Xhabari kishte arritur deri në 44 149. Besohet se jo shumë vonë, nëse nuk do të ketë ndonjë dëmtim që t’i prishë karrierën, Xhejmsi do të kalojë edhe rekordin e madh të Xhabarit për më shumë pikë në sezonin e rregullt, me 38 387. Legjenda e sotme ka arritur në 36 526. “Ne kishim mundësinë për të fituar ndeshjen, – tha Lebroni pas humbjes me Golden Stejtin, – por, sa herë që unë lidhem me ndonjë arritje të legjendave të së kaluarës, unë jam disi i shpërqëndruar”. Gjithsesi, nuk luajti aspak keq, me 26 pikë, 15 topa në tabela e 8 asistë, por gaboi për tri pikë dhe në gjuajtjet e lira. Xhejmsi ka 22 ndeshje radhazi që shënon të paktën 25 pikë.

Sfidanti.al