Juventusi ul rrogat, por humbjet financiare vazhdojnë të rriten!

Në vetëm gjysmën e sezonit, madje diçka më pak se kaq, “Zonja e Vjetër” raporton se situatën ekonomike e ka “për ibret”. “La Gazeta delo Sport” shkruan se humbjet financiare të Juventusit në “simestrin” e parë arrijnë në 119 milionë euro, që do të thotë më shumë sesa “simestri” i parë vitin e kaluar që ishte me -113.7 milionë euro humbje. E gjitha kjo, edhe pse klubi i uli ndjeshëm shpenzimet për rrogat pasi u largua Kristiano Ronaldo që fitonte 31 milionë euro në sezon. Problem është se kanë rënë të ardhurat me 35.2 milionë euro, e ndoshta ikja e CR7-ës mund të ketë ndikuar. Aksionerët e kanë ndihmuar klubin duke rritur kapitalin, por nuk dihet sesa kohë mund të vazhdojë ky “injektim”, ndërsa drejtuesit nuk e patën problem të paguanin për Vlahoviçin dhe Zakarianë.

Sfidanti.al