Edhe pse Robert Levandovski nuk ishte “i zjarrtë” këtë herë, edhe pse portieri vendas Kevin Trap “arriti nivelet e mërzisë së Zomerit” (siç shkruajnë mediat bavareze), sërish Bajerni arriti fitore tepër të rëndësishme në stadiumin e Frankfurtit. Shifrat ishin minimale 1-0, dhe Leroi Sane ishte një zëvendësues i shkëlqyer, ndërsa analistët kritikuan trajnerin Nagelsman që nuk e aktivizoi sa duhet (“këto kohë ne nuk e vrasim mendjen për ndershmërinë”). Gjithsesi, lajmi ishte se kampionët nuk pësuan gol, dhe kjo duket si një mrekulli! Edhe pse mbrojtja bavareze nuk ishte aq shumë e organizuar (duke nisur nga mesfusha), sërish mbrojtësit ishin të pakalueshëm në metrat e fundit. Pavar dhe Lykas Hernandez veçohen nga të tjerët.
Sfidanti.al