Mungesat ekzistojnë, edhe pse jo aq shumë sa më parë. Po ashtu ka paqartësi se në çfarë forme vijnë lojtarët nga ekipet kombëtare, sidomos nga Amerika e Jugut. Juventusi dhe Interi mund të hedhin në fushë formacionet më të mira për ndeshjen e së dielës në Serinë A, edhe pse ka disa dyshime. Sidomos, kardinale është për zikaltërit që Brozoviç të jetë titullar, ndërsa Vidal është alternativa. De Vraj duket i “skartuar”. Për Juven, nuk dihet nëse Aleks Sandro apo Zakaria do të bëhen gati, por gjithsesi Alegri duket më i qetë.
Juventusi (4-3-3): Shezni, Danilo, De Ligt, Kielini, De Shilio (Aleks Sandro), Lokateli, Artur (Zakaria), Rabio, Dibala, Vlahoviç, Morata.
Interi (3-5-2): Handanoviç, D’Ambrozio, Shkriniar, Bastoni, Damfris, Barela, Brozoviç (Vidal), Çalhanoglu, Perishiç, Lautaro Martinez, Xheko.
Sfidanti.al