A pranohet një eliminim me lazer në fytyrë si ai i Salahut?!

Egjipti mbeti jashtë Kupës së Botës së Katarit, pas disfataës 0-2 në fushën e Senegalit në ndeshjen e kthimit të plej ofit, por ato që ndodhët në stadium do të kenë diskutim për një kohë të gjatë. Ylli kryesor egjiptian, Mohamed Salah, u shënjestrua nja 10 a 12 herë me lazer gjatë ndeshjes, diçka që kulmoi në gjuajtjet e penalltive. Edhe për shkak të lazerit në fytyrë, ai gaboi, ashtu siç pati gabime edhe 3 lojtarë të tjerë miq. Nga Senegali gaboi vetëm kapiteni Kulibali, ndërsa 11-metërshin e kualifikimit e shënoi Sadio Mane. Ndeshja përfundoi 1-0 me gol të shënuar nga Bulaje Dia, aq sa edhe Egjipti kishte fituar në Kajro në sfidën e parë. Në shkurt të këtij viti, dy ekipet luajtën finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës që Senegali e fitoi gjithashtu me penallti. Në finalet e Botërorit shkuan edhe Tunizia, Maroku dhe Gana.

Sfidanti.al