Disfata në Spanjë, me të drejtë u cilësua një moment shprese. Shqipëria u mund vetëm 1-2 në Barcelonë përballë një kundërshtari që na kishte shkatërruar thuajse gjithmonë, e madje nëse arbitri mund të kishte qenë më objektiv, fare mirë do të ishte marrë një rezultat pozitiv. Gjithsesi, pavarësisht gjithçkaje, ka qenë një kohë kur kombëtarja kuqezi ka luajtur me rivalë po aq të frikshëm sa Spanja, dhe ka guxuar më shumë. Krahasimi është me vitin 1997, kur ekipi përfaqësues shënoi 5 gola në dy ndeshje ndaj Gjermanisë së madhe, kampione e Europës në fuqi. Ishte periudha e vitit të mbrapshtë, dhe Shqipëria u detyrua të emigronte. Në Granadë të Spanjës, kombëtarja u mund 2-3 me dy penallti të kthyera në gol nga Bledar Kola. Në 11 tetor 1997, në stadiumin e Hanoverit, kuqezinjtë shënuan 3 herë, autogol i Kohlerit, dhe rrjetat e Tares e Vatës. Duke krahasuar dy ekipet, mund të thuhet se sot kombëtarja është më e fortë në mbrojtje, ndërsa atëherë ishte më e mirë në sulm.
Sfidanti.al