Këtë të diel me shumë gjasa, ish-kapiteni i Realit do të kthehet në formacion për skuadrën franceze. Një kalvar i vërtetë i këtij sezoni do të ketë një fund që shpresohet të jetë përmbyllës, dhe që Sergio Ramos të mos ketë probleme dëmtimesh në 2 muajt e fundit të edicionit. Sipas informacioneve të “Lë Parizienit”, qendërmbrojtësi spanjoll është stërvitur siç duhet me shokët e ekipit, ndonëse nuk dihet nëse trajneri Poçetino do të vendosë për ta hedhur në fushë titullar, apo për t’i dhënë minuta më pas. Në qendër të mbrojtjes së PSG-së janë Markinjos dhe Kimbembe, dhe Ramosi duhet të jetë shumë mirë që të kalojë ata që janë më të rinj sesa ai. Në 2021-2022 ka luajtur shumë pak dhe rrezikon të largohet nga skuadra në fund të sezonit, si i padobishëm sidomos për moshën që ka dhe për rrogën që merr.
Sfidanti.al