Gjermania shqetësohet, Bajerni nuk do të jetë më “inkubatori” i kombëtares!

Nën drejtimin e ish-presidentit Uli Hënes dhe ish-shefit ekzekutiv, Karl-Hajnc Rumenige, klubi bavarez kishte një politikë të caktuar që në vend e cilësonin “tubacioni i furnizimit” për ekipin përfaqësues. Për dekada me radhë ka qenë kështu, të paktën që nga vitet 70-të, dhe në 2014, Joakim Lëv (e Hansi Flik) e patën bazën e Bajernit në Gjermaninë që doli kampione e botës. Sot, me drejtuesit e rinj Oliver Kahn, Herbert Hainer e Hasan Salihamixhiç sikur nuk është më kështu.

Në “Zebener Shtrase” nuk i kanë me qejf lojtarët e ardhshëm të Gjermanisë, Niko Shloterbek apo Florian Nojhauz, në krahasim me talente nga Holanda apo Franca. Me largimin e Niklas Zyles në verë, mbrojtja bavareze nuk do të ketë asnjë lojtar të “pancerëve”. Në Mynih nuk hynë në garë për Kai Havercin, ndërsa nuk besohet se mund ta marrin Antonio Rydigerin. Nuk dihet nëse Tomas Myler apo Manuel Nojer do të jenë në kombëtare në 2024. Pra, modeli “Bajerni Gjermania” (Bajern Dojçland) i Uli Hënesit nuk ekziston më.

Sfidanti.al