Ishte nevoja për para, dhe për të krijuar ekuilibra në skuadër, që solli këtë vendim. Juventusi vendosi të mbetej pa Dejan Kulushevskin dhe Betankurin, të cilët kalojnë tek Totenhemi dhe londinezët u dhanë përgjigje tifozëve të tyre që thoshin se kjo që po ndodhte me transferimet ishte një tallje e madhe. Klubi italian do të marrë 60 milionë euro, dhe tani mund të sjellë në Torino Zakarianë e Gladbahut nga Gjermania. Kulushevski u dha huazim, por me detyrim blerje të kartonit 40 milionë euro, ndërsa kartoni i Betankurit u vlerësua 20 milionë euro. Pak ditë më parë, piemontezët shpenzuan 68 milionë euro në dorë për kartonin e Dushan Vlahoviçit, ndërsa 7 milionë do të jepen me klauzola si shpërblime, kurse 7 milionë euro në vit do të jenë rrogë për sulmuesin serb.
Sfidanti.al