Ole Gunar Solskjer ka hedhur firmën për një kontratë të re me “djajtë e kuq” dhe sipas akordit me klubin, do të jetë në “Old Traford” deri në 2024. Trajneri që pasoi Zhoze Murinjon, është vlerësuar si njeriu që po krijon epokën e re të Mançester Junajtidit, ndërsa skuadra po forcohet gjithnjë e më shumë.
