Sa shumë lojtarë sakrifikon Paris SG për Pol Pogbanë!

Lista është e gjatë, po aq sa është i rëndësishëm ky transferim për sheikët. Pol Pogba është në listën e dëshirave të Paris SG, dhe klubi francez është gati të largojë shumë futbollistë për të plotësuar shumën prej 50 milionë eurosh që Mançester Junajtidi kërkon për mesfushorin e Francës. Këta janë Sarabia, Herrera, Kehrer, Riko, Rafinja Alkantara dhe Kurzaua. Vetë Pogba thuhet se është dakord që të kalojë tek PSG-ja, ndërsa Junajtid e di se nuk ka mundësi tjetër për të përfituar nga kartoni i kampionit të botës, sepse kontrata e tij përfundon në 2022. Presidenti Al Helaifi nuk po kursehet dhe pas marrjes së Vajnaldumit, Hakimit, Donarumës e Ramosit, është pranë Pogbasë si dhe pranë Teo Hernandezit të Milanit.

Sfidanti.al