Ekëlston fajëson Hamiltonin për aksidentin, por thot se do ta fitojë titullin!

Vështirë se mund të pritej mendim tjetër nga një njeri që vërtet është shumë iinformuar për Formula 1, duke qenë ish-pronar iaksioneve të sipërmarrjes, por që ka një problem personal me kampionin e botës, Ljuis Hamilton. Berni Ekëlstoun, veterani ishkëlqyer anglez, dha verdiktin e tij për aksidentin e Silverstounit, duke akuzuar Hamiltonin si fajtor ndaj Verstapenit, e duke shtuar se dënimi prej 10 sekondash nuk ishte në lartësinë e “krimit”. “Dënimi ose duhej dhënë 30 sekonda, ose nuk duhej dhënë fare, – tha ai, – për fajin duhet të themi se e pati Ljuisi, sepse nuk ishte përpara, nuk ishte këndi itij”. Shefi iMercedesit, Toto Volf, ka mendim tjetër dhe thotë se “rregullorja e ka të qartë se kur ti ke kaluar gjysmën e makinës së rivalit, ai nuk mund të të zerë rrugën”. Gjithsesi, Ekëlstouni ka ndryshuar mendim përsa ipërket shanseve të Hamiltonit për titull, ndërsa para disa ditësh tha se “Ljuisi nuk është luftëtari që ka qenë dikur”. “Gara në Silverston ika dhënë besim dhe mendoj se ai mund ta fitojë titullin, – shprehet ai, – aksidenti ika dhënë besim. Ai fitoi garën, bëri atë që duhet”.

Sfidanti.al