A mund të besohet? SHBA jo favorite për arin olimpik në basketboll për meshkuj!

Edhe kur në parket dilnin yjet e kolegjeve, ekipi amerikan i koshit ishte pretendenti numër 1 për titullin në Lojrat Olimpike, me përjashtim ndoshta të vitit 1988 kur mund të ishin barabar me sovjetikët dhe jugosllavët, apo me Botërorin 1990, kur Jugosllavia ishte e shkëlqyer. Që nga 1992 e deri më sot, favorite ka qenë skuadra e SHBA-së, me yjet e NBA-së në përbërje, por në prag të “Tokio 2020” (jemi në 2021!) gjendja jepet ndryshe. Vetë Federata Botërore e Basketbollit (FIBA) ka botuar renditjen e kandidatëve të parashikuar për titull, dhe në vend të parë ka vendosur Australinë, pas saj Spanjën, ndërsa SHBA është vetëm në vend të tretë. Kjo, sepse amerikanët e trajnerit Popoviç humbën dy miqësoret e para ndaj Nigerisë e Australisë, ndonëse më pas fituan kundër Argjentinës dhe Spanjës. Amerikanët kanë yje si Durant, Lilard, Grin, dhe presin nga finalet e NBA-së edhe Bukerin, Midëltonin e Holidein.

Sfidanti.al