Roma nuk ka të drejtë të mërzitet për çmimin e kartonit të Xhakës!

Arsenali ka bërë një vlerësim të arsyeshëm për mesfushorin shqiptar të Zvicrës. Granit Xhaka duhet t’i kushtojë Romës 20 milionë euro (17 milionë paundë stërlina), edhe pse italianët nuk duan të shkojnë më larg se një kombinim 15 milionë euro tani dhe 2.5 milionë euro më pas. Sipas mediave britanike, vlera e vërtetë e kartonit të Xhakës arrin në rreth 23 milionë euro, pra Arsenali po kërkon më pak sesa duhet të marrë. Londinezët e morën kapitenin e Zvicrës në 2016 nga Borusia e Mynshengladbahut për plot 40.5 milionë paundë stërlina, dhe çmimi arriti në 45 milionë paundë në 2018, por më pas ra ndjeshëm edhe për shkak të konfliktit me tifozët. Gjithsesi, Granit Xhaka pati një Europian shumë të mirë me Zvicrën duke arritur në çerekfinale, pasi eleminuan Francën dhe u mposhtën me penallti nga Spanja.

Sfidanti.al