Ajo është Katlin Kryger, njëra nga fytyrat më të njohura në klubin bavarez, edhe pse është shkëputur për nja dy muaj. Menaxherja e ekipit në kohën e trajnerëve të kaluar si Niko Kovaç apo Hansi Flik, festoi titullin në maj duke e pasur “barkun te goja”, e më pas mori lejen e lindjes. Në fund të qershorit, 36-vjeçarja lindi fëmijën, një djalë dhe dje shkoi për herë të parë në “Zebener Shtrase” për një vizitë të shkurtër. Ajo u prit nga shumë punojës, mes të cilëve dy fizioterapistët në foto, Stefan Vajkert dhe Kristian Hun. Pritet që Katlina të kthehet tek Bajerni në janar 2022, kur t’i përfundojë leja e lindjes, dhe të ketë një detyrë pak më të lehtë, për të mos udhëtuar aq shumë.
Sfidanti.al