Si do t’ia bëjë Klopi? Gjashtë yje mbyllin kontratat në 2023!

Nuk është shaka sepse janë ata që cilësohen si “shtylla e skuadrës”, dhe trajneri gjerman duhet të gjejë një përgjigje këtë sezon, përveçse duhet të mendojë për fitoren e titullit apo të Championsit. Liverpuli rrezikon jo pak pasi 6 lojtarë nga më kryesorët kanë kontrata që përfundojnë në 2023. Ata janë Virgil Van Dajk, Fabinjo, Xhordan Henderson, Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane. Jurgen Klopi padyshim që i ka nisur përpjekjet, dhe mediat angleze thonë se nëse ia del të rinovojë me ta, do të ketë realizuar kryeveprën e tij në biznes. Përveç tyre, janë edhe Xherdan Shaqiri, Nabi Keita, Nataniel Filips, Okslejd-Çembërlen.

Sfidanti.al