Një sherr i madh, ky ishte përfundimi, me lojtarët dhe pjesëtarë të stafeve që u përleshën me njëri-tjetrin dhe me 8 të arrestuar nga policia. Ngjarja ndodhi në stadiumin “Mineirao” në Belo Horizonte, në përfundim të sfidës mes Atletiko Mineiros dhe Boka Juniorsit. Dueli braziliano-argjentinas përfundoi m fitoren e të parëve, 3-1 me penallti, pasi dy ndeshjet përfunduan 0-0, por kjo nuk u prit mirë. Klubi “karioka” arriti në çerekfinale të Kupës Libertadores. Sherri fillimisht nisi me lojtarët e Bokës që u përplasën me policinë braziliane dhe rojet e sigurisë, ndërsa më pas pati përplasje mes dy ekipeve.
Sfidanti.al