Emanuele Trevi, shkrimtar italian me bindje të majta dhe tifoz i Lacios, është i lumtur për shqiptarin 27-vjeçar. “Hysaj që këndon “bela çao” është prekëse për ne tifozët, – u shpreh Trevi, fitues i çmimit letrar “Strega” pak ditë më parë, ndërsa thekson se pjesa më e madhe e tifozëve lacialë e mirëpritën, ndërsa si fashistë njihen vetëm ultrasit.
Vetë shokët e Hysajt tek Lacio u shprehën se ai nuk e dinte kuptimin politik të këngës, dhe se “fajtor” duhet të quhet shoku i tij tek Napoli, spanjolli Raul Albiol, që e këndonte shpesh. Duket se Hysaj dhe Albiol kanë ndjekur filmin spanjoll “Goditja e parave” (La kasa del papel), ku njëri nga personazhet këndon “Bela çaon”. Duket se presioni po kalon, ndërsa Hysaj mund të vazhdojë punën më i qetë tek Lacio në pritje të nisjes së sezonit.
Sfidanti.al